Bika : Bjordi më lëndoi
March 19, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Bika i thotë Arjonit se Bjordi e ka lënduar me fjalët që tha se ajo rrinte gjithë kohën tek lavamani duke larë enët dhe nuk dukej fare nëpër shtëpi. Edhe Arjoni e mbështet këtë mendim pasi edhe ai është ndjerë keq në atë moment për vetë faktin se dhe ai një pjesë të kohës e kalon duke gatuar për të tjerët. Ai mendon se nuk mund ta quash tjetrin servil nëse bën këto punë sepse i bën për të mirën e tij dhe të të tjerëve. Bika mendon se Bjordi u shpreh gabim, por prapë nuk i falet sepse nuk është i vogël e disa gjëra duhet t’i mendojë më mirë para se të flasë.