Zhuljeta : Unë përfaqësoj Shqipërinë
March 9, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Zhuljeta ka diskutuar me Qetsorin për veriorët dhe disa nga zakonet e tyre. Sipas mendimit të të dyve, Pavlini ishte një përfaqësues i Veriut, por që sipas Qetsorit, nuk e mbrojti siç duhej. Zhuljeta i ka thënë se Pavlini i kishte lënë hapësirë asaj. Qetsori e pyeti nëse ajo e shihte veten vërtet si përfaqësuese të Veriut apo do të marrësh vota nga Veriu. Ajo ia ka kthyer se është përfaqësuese e gjithë Shqipërisë, sepse është hedhur si farë në Veri, ka lulëzuar në Jug dhe merr frytet kudo. “E çuditshme qenke si farë!” –ia ka kthyer Qetsori.