Big Brother Albania 2 – Debati Aida-Qetsori
Duke diskutuar për nominimet Aida i ka thënë Qetsorit se nuk e kishte nominuar dhe po ta kishte bërë këtë, do t’ia thoshte sepse nuk kishte frikë. Qetsori ka thënë se nuk e kuptonte se kush nga banorët mund të mendonte se ai luante pisët, pai ai nuke kishte bërë ndonjëherë këtë, ai luftonte hapur, madje nuk e sulmonte tjetrin kur ky i fundit ishte i dobët, por kur ishte i fortë. Aida i është përgjigjur se edhe ajo ia kishte kthyer me të njëjtën monedhë, sepse ajo nuk trembet jo vetëm prej tij, por prej asnjërit nga banorët e shtëpisë. Aida shtoi se nëse Qetsori donte ta nominonte, le ta bënte, ajo ishte e sigurtë që në mos ai, dikush tjetër do ta nominonte dhe kjo sepse, sipas saj, ajo ishte e vetmja që nuk bënte lajka. Qetsori e ka sfiduar të tregonte hapur se cilin nga të nominuarit donte të dilte nga shtëpia. Ajo ka thënë vetëm se donte Liritën në shtëpi. Qetsori ka thënë se ai “do t’ia hante kokën” në finale, por Aida nuk ka pranuar dhe duke përdorur shprehjen e tij, ka thënë se në finale mund “t’ia hante kokën”, vetëm ndonjëri prej atyre që këtë javë nuk ishin nominuar. Qetsori e ka pyetur sërish se kë do të donte jashtë, mes tij dhe “zyshës”, këtë të shtunë dhe ajo i ka thënë se, meqënëse atë e shihte më të fortë se “zyshen”, do të donte që kjo e fundit të dilte para tij, sepse Qetsorin donte ta ruante për më vonë. Sipas Aidës, Qetsori ishte për t’u patur frikë më tepër se Adelajda, pasi ai nuk ruhej nga asgjë dhe nuk kishte asgjë për të humbur.