Bëmë gabim me Erjolën
February 26, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Duke kujtuar momentin e daljes së Erjolës nga shtëpia e Big Brother, natën e tretë të spektaklit, Adelajda është shprehur se të gjithë ishin sjellë shumë keq. “Erjola s’kishte dalë akoma, ne përqafonim Zhuljetën!”- ka thënë ajo. Adelajda i ka treguar Mimozës se rastësisht kishte kthyer kokën dhe kishte parë që Erjola ishte kthyer prapsht për të marrë xhupin në kuzhinë, ndërkohë që të gjithë të tjerët i kishin kthyer kurrizin dhe kishin rrethuar Zhuljetën për ta uruar. Sipas saj, duhet të kishin pritur daljen e Erjolës, pasi ta kishin përcjellë siç duhet, e pastaj ta uronin Zhuljetën.