Më pëlqen këtu në Big Brother!
February 21, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Duke biseduar jashtë në oborrin e shtëpisë Mimoza e ka pyetur Bjordit sesi e ndjen ai veten këtu, në shtëpinë e Big Brotherit dhe a ishte përshtatur apo jo. “Po, – i ka thënë Bjordi, më pëlqen, vetëm nganjëherë mërzitem sepse nuk rri dot për shumë kohë ulur, pa bërë asgjë!” “Edhe mua më pëlqen shumë!- i ka thënë Mimoza. Në fakt, në lidhje me Mimozën dhe sjelljen e saj, Dritani dhe Qetsori kanë komentuar në mëngjes se ajo duket sikur ka ardhur me pushime. “As do t’ia dijë fare!- ka thënë Qetsori. –“Po, po, kutinë e tualetit me vete edhe…”- ka plotësuar Dritani.
Top Channel