Bjordi dhe Agoni thashetheme për Mimozën
February 12, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Bjordi dhe Agoni pas drekës ulen në verandën e shtëpisë për të pirë nga një cigare. Agoni i thotë Bjordit se ka dëgjuar diçka që Mimoza ka thënë për atë, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thotë se nuk ka asgjë të keqë dhe nuk ka përsë të merakoset, madje ai e ka shprehur që ditën e parë simpatinë për Bjordin dhe asgjë nuk do të ndryshojë, qoftë dita e parë apo dita e pestë. Bjordi kërkon të dijë më shumë detaje, por në atë moment vjen Lirita dhe biseda e tyre ndërpritet. Bjordi shumë kurioz e pyet edhe Liritën në lidhje me këtë bisedë, por ajo i thotë se ka dëgjuar diçka, por nuk është shumë e sigurt.
Top Channel