Adelina Tahiri, një yll i ri që këndon bukur

February 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

adelina-tahiri1Këngëtarja e re nga Shkupi ka përgatitur një këngë për të konkurruar në një festival dhe po punon një tjetër me videoklip. 16-vjeçarja Adelina Tahiri ka thënë se është ende e re për t’u dashuruar. “Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”. Adelina Tahiri është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”.
Këngëtarja e re nga Shkupi ka përgatitur një këngë për të konkurruar në një festival dhe po punon një tjetër me videoklip. 16-vjeçarja Adelina Tahiri ka thënë se është ende e re për t’u dashuruar.
“S’kam dhe as nuk dua të kem të dashur tani për tani, pasi jam shumë e re, vetëm 16 vjeçe”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur të vijë koha dëshiron të gjejë dikë që do ta kuptojë plotësisht.
Dhe për të pamja e të dashurit të saj nuk do të ketë aq rëndësi nëse është i bukur ose jo, sepse ajo dëshiron që djaloshi i zemrës së saj të jetë mbi të gjitha inteligjent.
Nuk ka rëndësi gjithashtu nëse ai i përket ose jo botës së artit, sepse Adelina do që djaloshi i saj të jetë i kuptueshëm dhe të ketë mbështetjen e tij në rrugën e artit që këngëtarja ka nisur.
Dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.
“Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”. Adelina Tahiri është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”.
Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë këtë fillimvit edhe një videoklip të ri. Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo pak e suksesshme vitin që shkoi.
Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”.
Në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse.
Por këngëtarja e re gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.
E së fundmi, e zgjedhur për pamjen, zërin dhe stilin e të veshurit, këngëtarja e bukur Adelina Tahiri është shfaqur papritur në festivalin e fundit të RTSH-së, si shoqëruese e Shpat Kasapit në këngën “Aromë mediterane”.
Ndonëse nga kjo skenë janë ndarë si mos më keq, pasi kanë qenë më së paku të votuar nga juria.

Panorama plus

11