Altuna Sejdiu,e dashuruar me një djalë tjetër?
Jeta private e këngëtares nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, duket se ka bërë që ajo të jetë paksa e tërhequr. Pas ndarjes nga vëllai i Bertanit, Merti Asllanin, flitet se këngëtarja ka gjetur preh pranë një të dashuri tjetër. Bëhet fjalë për një djalë tjetër, ende i panjohur. Tuna duket e lumtur, ndërsa djaloshi që e shoqëron ka harruar të pi cigaren dhe duket edhe më i lumtur, gjersa merr puthjen nga Tuna. Duke u ndalur te jeta private e këngëtares, flitej se këngëtarja ka pasur një jetë aventureske. Ka filluar një lidhje me vëllanë e Bertanit, Merti Asllanin, ku mediat edhe e patën “fejuar” me të, por ajo pat treguar që më nuk ka asgjë me Mertin, pastaj flitej edhe për një lidhje që përfundoi me ndarje me Ledri Vulan.