Slloveni:Ndërpritet seanca për pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO
February 1, 2009 | Bota
Opozita në Parlamentin e Sllovenisë e kushtëzon votimin për pranimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO me miratimin e llogarisë përmbyllëse të buxhetit për vitin 2007.
Partitë e koalicionit qeveritarë në Parlament akuzojnë liderin e opozitës, Janez Jansha, për shantazhë.
Seanca në të cilën duhej të miratohej protokoli për pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO është ndërprerë.
Përfaqësuesi i këshillit për politikë të jashtme, Ivo Vajgëll, akuzoi partinë e Janshës se me obstruksione për çështje të rëndësishme e turpëroi parlamentin dhe i befasoi diplomatët e huaj.
ALLSAT