Ingrid Gjoni: Feston 26-vjetorin mbrëmjen e Krishtlindjeve

January 5, 2009   | Lajmet / Vijesti

ingrid-gjoniNë datën 24 në mbrëmje, teksa të gjithë besimtarët e krishterë prisnin Krish tlindjen, Ingrid Gjoni ka patur një arsye më shumë për të festuar, ditëlindjen e saj të 26. Mes shumë familjarëve, të afërmve dhe miqve, këngëtarja ka festuar një një atmosferë të ngrohtë dhe të bukur, mes urimesh dhe dhuratash të shumta. Por jo vetëm kaq, vetëm pak ditë më parë ajo ka lançuar klipin më të fundit, një këngë shumë interesante të titulluar “Njëritjetrit” me kompozim të Florjan Mumajesit. Ja se ç’thotë ajo në këtë intervistë për “Bluetooth”

Sapo ke lançuar klipin tënd më të fundit. Sa kohë ke që ke punuar me të dhe cilët janë bashkëpunëtorët?
Klipi titullohet “Njëri-tjetri” dhe ka vetëm pak ditë që është lançuar në stacionin muzikor Supersonic. Është një kompozim i Florian Mumajesit, me tekst të Big Bastës dhe regji të Aleksandrit. Kam punuar goxha shumë për të. Pas mbarimit të këngës e cila më jep s h u m ë frymëzim, vendosa që ta realizoj edhe një klip që t’i bashkangjitej. Xhirimet për të kanë zgjatur vetëm një ditë por impenjimi im për të ka qenë prej shumë kohe.

Ku është xhiruar klipi?
Është xhiruar në katër ambiente të ndryshme. Kam patur shumë personazhe në tëm katër vajza violinistem katër balerina. Një vend të rëndësishëm në të ka edhe Inisi duke qenë se është motra ime. Koreografia është bërë nga mbesa ime e cila tashmë është rritur dhe është bërë balerina ime. Klipi është realizuar i gjithi në kryeqytet.

“Njëri-tjetri”, çfarë ke dashur të thuash me të?
Në këtë linjë flet e gjithë kënga, që të gjithë meshkujt duken si ëngjëj në fillim por nuk është e vërtetë dhe nuk dalin më pas si të tillëm dhe ti i kthehesh duke i thënë: Nuk jemi më për njëritjetrin. Është një këngë që më pëlqen shumë dhe sa herë e dëgjoj ose këndoj, ndihem vërtet shumë mirë.

Ke shumë ndryshime në look, madje edhe disa kilogramë më pak. i je nënshtruar ndonjë diete?
Po, kam dashur ta realizoj një gjë të tillë duke menduar për çdo detaj të look-ut tim. Flokët me balluke, ngjyra e tyre e ndryshme. Stilistja Rezarta Skifteri ka menduar për rroba-banjot që kam veshur. Jam munduar t’i përshtatem gjithmonë modës dhe kohës sesi të dal për publikun. Them që kam bërë një klip vërtet të mirë dhe të realizuar. Sa i takon dobësimit, kam rënë në peshë natyrshëm, pa asnjë lloj diete. Ndoshta ka qenë si rezultat i angazhimeve profesionale, koncertet, provat që bëj çdo ditë. Kam humbur rreth 5 kg.

Përsa i takon koncerteve, si është axhenda jote këto kohë?
Kam ftesa pafund për koncerte. Në të gjithë vendet e Shqipërisë. Ku jam sot, nuk jam nesër. Ftesa pafund edhe jashtë vendit. Jam shumë e zënë.

Ku do të të gjejë nata e ndërrimit të viteve?
Deri në orën 00:30 do të jem në Elbasan në një aktivitet të madh. më pas jam në shesh në koncertin që organizon ‘Top Channel’ ndërsa pak më vonë do i përkushtohem familjes time sepse koha nuk më premton të rri shumë me ta, jam tepër e zënë. Vetëm në drekë më del koha të fle pak gjumë. Më duket vetja sikur jam me vrap gjithë ditën. Nuk kam kohë për asgjë.

E frekuenton jetën e natës?
Tashmë thuajse fare. Dal shumë rralë dhe në vende shumë të zgjedhura me miqtë e mi më të mirë, zakonisht në raste festash.

Një kuriozitet për të gjithë fansat. Ke mbushur 26 vjeç mbrëmjen e Krishtlindjeve. Si e kalove atë?
Ditëlindjen e kalova me familjen time, motrat e mia dhe me të afërmit e mi në një karaoke në kryeqytet. U ndjeva shumë mirë sepse edhe këndova. Kisha shumë miq këngëtarë që ndodheshin në karaoke rastësisht dhe më uruan për ditëlindjen. Kemi festuar deri në orën 4 të mëngjesit.

Disa nga dhuratat që ke marrë?
Kam marrë një byzylyk Zwarovski nga një miku im. Lule pafund nga shoqe dhe shokë. Inisi më ka dhuruar një palë këpucë shumë të bukura. Bizhuteri, parfume.

Bluetooth


2