Berisha: Ne 2009, statusin e kandidatit
Ne 18 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ne janar te vitit 2009 do te aplikohet per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. (UPDATE)
“Ne kete dite solemne, zotohem se ne muajt e pare te vitit te ardhshem Shqiperia do paraqese kerkesen e statusit te kandidatit. Qeveria do beje cdo perpjekje per levizjen e lire te shqiptareve ne Evrope”, ka pohuar Berisha.
Gjate fjalimit te tij, kryeministri mbrojti edhe ministrin Lulzim Basha, duke i njeshuar akuzat ndaj tij me sulme ndaj projektit te rruges Durres-Kukes.
Gjithashtu, termi i preferuar i Berishes ne kete ceremoni ka qene “mandati i dyte” i qeverise se tij, te cilin kryeministri ka shprehur bindjen se do ta fitoje.
“Se mandati im i dyte do te jete para se gjithash mandati juaj. Se bashku ne permbysem diktaturen dhe kleptokracine. Ne do fitojme mandatin e dyte dhe se bashku do shkojme ne Evrope”, ka shtuar Berisha.
Top Channel
[flv]http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/berisha-acdc.flv[/flv]