Zanfina: Ata që paragjykojnë, e çojnë jetën dëm!
Zanfina Ismajli ka vendosur të befasojë adhuruesit e saj me një këngë të re të cilën e ka përgatitur enkas për festa të vitit të ri. Ajo nuk ka preferuar të bëjë publik asnjë detaj para se kënga të dalë në transmetim, me arsyetimin që gjithçka të mbetet befasi për publikun.
Ndryshe, këngëtares nuk i pëlqen të flasë për jetën e saj private, sepse, sipas saj, më interesant është të flitet për jetën profesionale, meqë tek kjo e fundit ka gjithmonë të reja.
Në një intervistë për media, Zanfina e ka pranuar se në jetë i ka ndodhur të jetë e paragjykuar, mirëpo ajo është shprehur se është munduar të mos reagojë, “sepse ata që paragjykojnë, e çojnë jetën dëm, dhe unë nuk dua të jem në mesin e tyre. Çdo njeri jeton për vete”, ka shtuar ajo.
Infopress