Dy vite të “Fluturimit të Shqiponjës”
Njeriu shpesh e mendon se si koha kalon shpejtë. Ndoshta dy vjet kaluan shpejtë për ne, por ta mendojmë pak se si vëllezërve tanë u kaluan dy vitet e fundit në burgun famëkeq të Spuzhit.
Pikërisht me këtë rast, Komuna Urbane e Tuzi dhe LD në MZ bënë përkujtimin e dyvjetorit të arrestimit, torturimit dhe etiketimit si terroristë të vëllezërve tanë. Ishte tragjike që në një tubim të tillë përkujtimor të ishte prezent një numër aq i vogël malësorësh, apo edhe vetë asish që duan ti përkahin të gjithë ata të cilët që dy vjet heqin mundime dhe tortura, e për të cilat nuk po përgjigj askush.
Fjalët e rastit i mbajtën z. Maliq Çunmulaj (kryetar i Komunës Urbane të Tuzit), Mehmet Bardhi (kryetar i subjektit të parë politik në Mal të Zi), Koça Pavlloviq (deputet i Lëvizjes për Ndryshime), Marash Dedvukaj (funksionar i lartë i LDMZ) si dhe Gjergj Camaj (kryetar i Alternativës Shqiptare).
Do ti përsërisim fjalët e Koça Pavlloviqit në fjalën e tij të rastit i cili tha: “kjo nuk është hera e parë që Malësisë i ngjan një gjë e tillë, por malësorët kanë ditur dhe kanë arritur që së bashku ti kalojnë të gjitha trazirat dhe provat për përçarjen e tyre, pa dallim feje”. Kështu që ftoj malësorët dhe malësoret që në momentet më të vështira të djemve të nënës Malësi të mbahen së bashku dhe të mos lënë askënd që ti përçajë, e jo më përdhosë dhe akuzojë me akuzën më të rëndë të njerëzimit – me terrorizëm.
Burimi / Shkembi.com