Shasi i lashtë monument i kulturës shpirtërore*
E nderuara Asamble,
Kur bëhet fjalë për Shasin e lashtë, mund të konstatohet me të drejtë dhe në mënyrë rea-le se monumentet e kulturës materiale mu-nd edhe të zhduken. Ato dhëmbi i kohës mund t’i shkatërrojë. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe dora keqdashëse e njeriut.
Jemi të vetëdijshëm se vet kultura materiale pa kulturën e zemrës, që mjerisht në kohën tonë është shumë deficitare, nuk mjafton përderisa njeriu është zoon politikon (Qenie shoqërore). Aq me tepër, njeriu nuk është vetëm zoon politikon, por është edhe ens religiosus (qenie fetare-shpirtërore).
Në fundin e fundit të shpirtit të tij është vendosur dëshira e pashuar për të mirën, për të bukuren, për pa-qen, për lumturinë. E gjithë kjo flet se zemra e njeriut është tempu-lli i të gjitha vlerave të imagjinueshme.
Për të gjitha këto vlera për të cilat fola deri më tani, gjejmë dëshminë në këtë lokalitet – Shas: “Na ishte njëhe-rë në Shas, një Ipesh-kvi e themeluar në vitin 1067 me bullën e dekretuar të Papës Aleksandrit II, me ipeshkvin e parë që quhej Pietro Bono, për të cilin thuhet se ka ndërtuar Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit në vitin 1030, pas të cilit pasojnë Bazili… deri me 1530.”
Çka ka ndodhur me vonë në këtë vendbanim dhe me Kishat na tregon Relacioni i vitit 1610 i Arqipeshkvit të Tivarit, Marin Bici, i cili referoi: “Shasi dikur qytet shumë i madh, dhe i fortifikuar më së miri, sikurse edhe sot e tregojnë rrë-nimet e tija. Thuhet edhe se aty pati deri në 365 kishë, dmth. aq sa janë ditët e vitit. Tashti është shndërrue e ba fshat, ashtu si ndodh zakonisht me pushtimet e turqve që çdogja shkretojnë e rrënojnë. Kishte dikur ipeshkëv, që ishte një nga sufraganët e Metropolisë së Tivarit. Gjendet i vendosur mbi një kodër përsipri një li-qeni të kandë-shëm, të gjanë e të mbushun me peshq të ndrys-hëm, me të cilët sidomos mbahen (rrojnë) ata banorë […].
Është rreth 20 milë larg prej Tivarit. Përballë, n’anë të detit, i qëndron qyteti i Ulqinit, që në luftën e kalueme ra në pushtimin e turqve bashkë me Tivarin, që ishin të republikës së Venedikut. Mund të ketë nja 80 shtëpi pothuaj të gjitha të banueme prej të krishtenësh latinë e ma pak turq. Ka kishën e shën Gjon Pagëzuesit, shumë të madhe, përveç shumë të tjerave që janë të zbulueme. Ajo [kishë] është shumë keq për çdogja. Mbi altar nuk ka asnjë pala (pala është një mbulojë e kelqit), ka vetëm një kryq druni dhe në murë, nën tribunë [balkon] disa fytyra shenjtorësh, pa batister e pa sakrar (vende të posaçme në kishë për shërbime të ndryshme fetare), sikurse janë gati të gjitha kishat tjera të Arbërisë […].
Është aty famullitar resident [i qëndrueshëm] d. Lorenzo Mezilli që disa javë ma parë e vendosa unë aty. Banorët nuk flasin gjuhë tjetër veç shqipes dhe turqishtes…”. (Marin Bizzi, Relacioni i vitit 1610, fq 73).
Sidoqoftë këto treva kanë pasur në të kaluarën shumë ndryshime si në aspektin kombëtar, ashtu edhe të atij fetar, gjë që nuk mohohet as nga gjeneratat e reja, që sot jetojnë në këto vise.
Pra, vlerat shpirtërore si kategori me dimensione eskatologjike kanë qenë realitet i këtij vendi dhe njerëzve që kanë jetuar në të.
Të vetëdijshëm për begatitë e së kaluarës të këtij vendi që quhet Shasi, ne mundohemi t’ia rikthejmë vlerat historike, arkeologjike, kulturore e shpirtërore, si njerëz që i gëzojmë dhe i posedojmë këto treva pa marrë parasysh përkatësinë fetare, sepse që të dyja religjionet që u përkasim si popull i kësaj treve e kanë si bazë dhe fundament të përbashkët monoteizmin.
Përgëzoj dhe uroj organizatorët e këtij manifestimi me dëshirë që një gjë e tillë të bëhet traditë me vlerë.
Msgr. Zef Gashi, arqipeshkëv i Tivarit
Faleminderit për vëmendje.
Tivar, 17.05.2008
*Fjala e Msgr. Zef Gashit, arqipeshkëv i Tivarit, në sesionin shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, Ulqin, 16-17 maj 2008.
Burimi / Revista Buzuku