Pieter Feith:Presim njohje nga Podgorica
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimin Europian në Kosovës, Pieter Feith ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar pret që vendet e rajonit të Ballkanit, e në veçanti Mali i Zi, të njohin pavarësinë e Kosovës. “Ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Një veprim i tillë (nga Podgorica) ndoshta nuk do të jetë një akt miqësie me Beogradin, por do të ndikojë në stabilitetin e rajonit”, ka pohuar Feith në një intervistë për mediat malazeze. Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nuk do të ketë pasoja dhe ka theksuar se lëvizja më e mundshme e Beogradit me këtë rast do të jetë tërheqja e ambasadorit.Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se pret që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Malin e Zi “sa më parë” të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne shpresojmë shumë shpejt”, ka thënë Feith për televizionin e Malit të Zi. Ai ka vlerësuar se njohja e pavarësisë së Kosovës “ndoshta nuk do të ishte akt miqësie ndaj Beogradit, por do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon”.
Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti ka deklaruar për të përditshme malazeze “Vijesti” se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi Milo Djukanovic janë në kontakt me njëri-tjetrin. Sipas tij, Kosova pret njohje nga Mali i Zi. “Natyrisht se presim njohje. Prishtina pret që të njihet dhe pranohet nga Podgorica dhe Shkupi. Kjo është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve, popullit dhe shtetit tonë”, ka deklaruar Pajaziti.
Autor / Gazeta Express