Vujanoviq: Mali i Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës kur të vlerësohet se është në interes të tij
Mali i Zi do të shprehet për pavarësinë e Kosovës kur të vlerësohet se kjo është në interes të vendit dhe se kjo nuk do të mund të shkaktojë çrregullime të brendshme, posaçërisht midis serbëve dhe shqiptarëve, ka deklaruar Presidenti malazez Filip Vjanoviq. Njëherësh ai angazhohet për ruajtjen e harmonisë së atyre marrëdhënieve. Por kur të vlerësohet që deklarimi i Malit të Zi nuk do të çrregullojë marrëdhëniet e mira me Prishtinën dhe Beogradin dhe proceset integruese malazeze, Podgorica do ta njohë Kosovën. Vujanoviq shtoi: “Gjithsesi, nuk nxitojmë”. Vujanoviq në një
intervistë për “Dojçe velen” rikujtoi se të gjithë kanë mirëkuptim për pozicionin e tillë të Malit të Zi karshi Kosovës, duke thënë se as nga BE-ja as nga rajoni askush nuk ka bërë kurrfarë presoni mbi Podgoricën. Ai hodhi poshtë spekulimet se hyrja e Mali të Zi në BE kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Absolutisht jo. Askush nuk më ka bërë të ditur në cilëndo formë se kjo do të ngadalësojë rrugën tonë në Bashkimin Evrpian”. Meqë të gjitha vendet e BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai mendon se është e pashembullt të bëhet presion mbi ndonjë vend që është jashtë BE-së që ta bëjë këtë.
Autor / Kosova.com