Acarohen marrëdhëniet Shqipëri- Mali i zi. Tirana zyrtare proteston
Ministria e Jashtme shqiptare VIDEO
ka përgatitur një notë proteste drejtuar homologes malazeze për incidentin e ndodhur dje pasdite përballë pikës kufitare të Shën Gjergjit ku një peshkatar nga dy policë kufitarë nga Mali i Zi. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Ministria e Jashtme notë proteste homologes në Mal të Zi
Ora 12:30 Ministria e Jashtme shqiptare ka bërë gati një notë proteste drejtuar homologes malazeze në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur dje pasdite përballë pikës kufitare të Shën Gjergjit. Dy policë kufitarë të Malit të Zi qëlluan me armë zjarri një peshkatar i cili po peshkonte në ujrat territoriale shqiptare. 57- vjetari Hysen Skënderaj i cili është plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia kufitare e Shkodrës ka zhvilluar një takim me homologët në lidhje me këtë incident.
Incident në kufi. Policia malazeze qëllon peshkatarin në ujërat shqiptare.
Ora 09:00 Incident i rëndë në ujerat territoriale shqiptare nga ana e policisë kufitare malazeze.Një peshkatar shqiptar është qëlluar me armë nga 2 punonjës të policisë kufitare malazeze teksa gjuante peshk brenda në ujrat shqiptare. Policia shqiptare kërkon nga homologët malazezë të sqarojnë incidentin, pasi sipas tyre 57-vjecari ishte brenda territorit shqiptar. Gjithë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rënde janë sqaruar në një komunikatë zyrtare të Policisë së Shkodrës dhe konfirmuar zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit për shtyp “Nga hetimet e kryera nga efektivat e Policisë së Qarkut Shkodër rezulton se Hysen Skënderaj nga lindur dhe banues në fshatin Luarez të komunës Velipojë të rrethit Shkodër është qëlluar nga dy punonjës te policisë kufitare të Malit të Zi, përballë pikës kufitare të Shen Gjergjit, pa asnjë shkak, në momentin që 57-vjecari po gjuante peshk me varkën e tij, në pjesën e territorit Shqiptar”. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e shtetit lidhur me këtë ngjarje të rëndë pohon se menjëherë është kontaktuar me palën malazeze , por homologët nuk kanë dhënë sqarime të sakta për motivin e saj. Ndërkohë po sipas policisë materialet e kësaj ngjarje të rëndë i kanë kaluar prokurorisë për hetim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Autor / Balkanweb