Bisedë me Muhamed Gjokaj, përfaqësues i zyrës së shoqatës “Atdheu na Bashkon” në Tuz

April 25, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Muhamed GjokajPër promovimin e lirisë dhe demokracisë
Koha javore: Në fillim të këtij muaji lëvizja “Atdheu na Bashkon” hapi zyrën në Tuz, cili do të jetë misioni i saj?
M. Gjokaj: Disa nga pyetjet më me rendësi për popullin tonë janë zgjidhur, siç është çështja e Kosovën, për të cilën është shpenzuar një energji padyshim e madhe nga ana e diasporës sonë. Pra, mërgata shqiptare në momentet më delikate ka luajtur rol të rëndësishëm, pothuajse edhe vendimtar, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës bile edhe të pozitës së gjithëmbarshme të popullit shqiptar – në tërësi. Atdheu na Bashkon në Tuz
Shqiptarët, si komb, kurrë nuk kanë gëzuar pozitë më të mirë se sot, por në nivelin lokal si shqiptarë në Mal të Zi jemi në një situatë shumë më të keqe se më parë. Prandaj, si përgjigje e kësaj del se mërgata jonë duhet të angazhohet më intensivisht në internacionalizimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, pse jo edhe të ndikojnë dukshëm në demokratizimin e shoqërisë në tërësi.
Besoj se është edhe e drejtë e mërgatës, e cila e ka prejardhjen nga këto treva, që të ndikojë dukshëm në përmirësimin e pozitës sonë, duke ditur se më se gjysma e popullatës gjendet jashtë vendlindjes dhe se inkuadrimi i tyre në procese dhe rrjedha shoqërore është një e drejtë që u takon.

Koha javore: Zyra me emrin “Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare” do të merret edhe me të drejtat e pakicave të tjera, apo thjesht vetëm me shqiptarët?
 Atdheu na Bashkon M. Gjokaj: Në një shtet ku pushtetarët mund të shpallin çdokënd kriminel apo terrorist pa u gjykuar, ose në një shtet ku kryeprokurorja deklaron se nuk u beson gjyqeve, atëherë vërtet se kemi nevojë për këso lloj komisionesh për të mbrojtur të drejtat e njerëzve që janë viktima të rasteve të tilla. Ne si komision, në parim, nuk do të bëjmë dallime kur është fjala për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare. Por këtu duhet vendosur një paralele, sepse të gjithë nuk janë të diskriminuar në të njëjtën masë. P.sh. si parametër të kësaj paraleleje, kemi aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Pra, neve na kanë ndodhur ngjarje që fluturuan mu nga e kaluara e afert e Ballkanit dhe rënduan mbi popullin tonë, i cili në asnjë mënyrë nuk e meritonte këtë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Imagjinonie shoqërinë që jep më se shtatëdhjetëmijë vullnetarë dhe merr pjesë në luftrat përreth, që kanë shkaktuar qindra e mijëra të vrarë dhe të masakruar. Nuk arrin të burgosë apo të akuzojë asnjë person të vetëm për krime lufte apo terrorizëm, kurse në anën tjetër pa ndodhur asgjë, burgos, torturon dhe shpall terroristë 15 vetë. E gjatë tërë kësaj drame, pushteti ende mbetet i njëjti, me të njëjtit protagonistë.
Kjo tregon se kjo shoqëri ka nevojë për komisione dhe organizata që promovojnë demokracinë dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është treguesi më i mirë se gjendemi në vendin dhe kohën e duhur.

Atdheu na BashkonKoha javore: Si do të funksionojë kjo zyrë?
M. Gjokaj: Lëvizja është një asosciacion shoqatash që veprojnë në SHBA, të cilat u bashkuan në një organizatë që është e regjistruar në shtetin e Nju Jorkut. Kjo organizatë ka kryesinë e vet, ka Statutin e vet dhe agjendën e veprimtarive të veta. Në kuadër të programit që është përqendruar në përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, është edhe hapja e zyrës në vendlindje. Kjo e drejtë bazohet në statut dhe si e tillë trajtohet si vendim statutor. Gjithashtu, si zyre jemi të paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë së Mali të Zi, ku jemi të regjistruar dhe trajtohemi si organizatë e huaj. Kaq nga aspekti formal. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz Kurse nga ana e aspektit të veprimit (funksional) ne jemi një grup homogjen, që në hierarkinë e organizimit tonë nuk e kultivojmë kultin e individit apo liderizmit, por atë të hierarkisë horizontale dhe atë të punimit në grup, ku kryetari është – primus inter pares (pra, i pari në mes të barabartëve).
Pra asnjë veprim apo deklaratë nuk del në opinion pa u konsultuar bordi drejtues dhe ekpertët e lëmisë përkatëse dhe në fund të nënshkruhet nga kryetari.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Si e shikoni integrimin e pakicës shqiptare?
M. Gjokaj: Sigurisht se përvoja e anëtarëve tanë dhe e bordit drejtues, për tzu integruar në një shoqëri siç është shoqëria amerikane, do të kontribuojë dukshëm që këtë standard ta implementojmë edhe në shoqërinë tonë. Gjithsesi, integrimi i popullit tonë në shoqëri duhet të ndodhë. Kjo duhet të bëhet vetëm e vetëm me kusht që të ruhet identiteti ynë, që do të thotë duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe specifikat që neve na dallojnë nga të tjerët. Pra, këto diversitete duhet të trajtohen si pasuri dhe një arsye më shumë për tzu respektuar ashtu që të gjithë së bashku të plotësojmë mozaikun multietnik të shoqërisë sonë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz

Koha javore: Si do të jetë bashkëpunimi i kësaj zyre me OJQ-të e tjera në MZ?
M. Gjokaj: Bashkëpunimi ynë me OJQ-të e ndryshme nuk do varet vetëm nga vullneti ynë, por më shumë nga natyra e veprimtarive që ne do të zhvillojmë. Por gjithsesi kam shpresë se do të hasim në përkrahje të fuqishme tek OJQ-të vendore dhe se bashkëpunimi me to do të jetë esencial në aktivitetet tona këtu.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Sa do të jetë në gjendje kjo zyre që të kontribuojë në demokratizimin e shoqërisë në tërësi?

M. Gjokaj: Shoqëria Malazeze është një term mjaft i gjerë dhe jemi të vetëdijshëm se në një shoqëri që ende nuk është liruar nga e kaluara, ende janë prezente kultet e bisedave pas darkës apo favorizimet në bazë të përkatësive fisnore, nacionale etj. Kemi një shoqëri ku një pjesë e madhe nuk e don apo nuk e pranon shtetin ku jeton, dhe se nuk ekziston një koncensus minimal për pyetjet më vitale që çojnë drejt zhvillimit dhe demokratizimit të vendit etj.etj.Pra është më se normale se normat dhe standardet që aplikohen në \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz demokracitë perëndimore, në SHBA e gjetiu, nuk mund të implementohen apo të japin rezultatë në shoqërinë tonë.Që do të thotë se si organizatë jemi më se të vetëdijshëm se nuk mund të ndikojmë shumë në këtë drejtim. Por pa dyshim do të tentojmë të sensibilizojmë shumë probleme me të cilat përballemi si shoqëri. Kurse preokupimi ynë kryesor është ai i popullit shqiptar në Mal të Zi dhe gjetja e moduseve që do të çojnë deri tek përmirësimi real dhe kualitativ i pozitës sonë. Sepse me integrimin e plotë të pakicave përmbushet standardi dhe kushti më kryesor për tzu antarësuar në integrimet euroatlantike.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Lëvizja “Atdheu na Bashkon” ka ndërmend të hapë edhe edhe një zyre tjetër në MZ – (ose ajo ka paralajmëruar zyrën tjetër), për çka është fjala?
M. Gjokaj: Sigurisht se një përgjigje më kompetente do ta merrni tek bordi drejtues, por gjithsesi ne jemi një organizatë ambicioze dhe besoj se në të ardhmen do të kemi edhe shumë e shumë individë e organizata që do të kyçen për ta ndihmuar vendlindjen. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Ky është vetëm fillimi i veprimtarisë sonë dhe besoj se shqiptarët në Mal të Zi me angazhimin tonë dhe të subjekteve politike që duan bashkëpunim shumë shpejt do të krijojnë një koncensus kombëtar për hartimin e një platforme të përbashkët politike dhe Tuzi do ta fitojë komunën e plotë, sikur komunat e tjera, si e drejtë e garantuar.
Gjithsesi, aktivitetet e një organizate shqiptaro-amerikanë këtu do të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të promovuar liri dhe demokraci si vlera që janë simbol dhe pasqyrë e shoqërisë amerikane ku e ka bazën kjo organizatë.
Bisedoi: Rrok Dushaj
(Koha Javore)

4