Luigj Shkreli në inaugurimin e shtatores së Nënë Terezës në Pejë

August 22, 2011   | Rajoni / Region

NË PEJË U PËRURUAR SHTATORJA E NËNË TEREZËS

Nga Mikel Gojani  Akademik Mark Krasniqi: Nënë Tereza me popullin e saj në tokë dhe në qiell

Ali Berisha, kryetar i Komunë së Pejës, i cili bashkë me Imzot Dodë Gjergjin dhe donatorin  nga Nju Jorku Mhill Gjon Gjuraj i uruan  qyetit të bukur të pejës  shtatoren e Nënë Terezës, duke i hequr plerinën, ka thënë se është rast unikat në histrinë e botës që një person të quhet nënë e të varfërve, të quhet nënë e jetimëve dhe, mbi të gjitha, të quhet nënë e njërzimit, ashtu si është Nënë Tereza e kombit shqiptar.

Pejë, 13 gusht


Në një atmosferë vërtet festive, në Pejë, rrëzë bjeshkëve magjepse të Rugovës, të përcjellur me daullet dhe vallet e bukura  të amsamblit kombëtar “Rugova” është u monumentalizua  në bronz e humanistes më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, Gongje Bojagjiut, Nënë Tereza.

Në këtë eveniment të rëndësishëm përpos kryetarit të komunës së Pejës, dr. Ali Berisha, ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, zv. ministrit të Ministrisë për Kulturë Rini e Sporte, z. Hajdin Abazi, akademik Mark Krasniqi, deputetit të Parlamentit të Malit të Zi. z. Luigj Shkreli dhe të shumë personaliteteve të tjera të jetës politike, shoqërore dhe kombëtare, morën pjesë edhe mijëra qytetarë nga anekënd Kosova, klerikë të besimeve tona, misionaret e rregullit të Nënë Terezës e shumë të tjerë, të cilët kishin ardhur për ta nderuar dhe ngritur në piedestalin e kujtesës dhe të nderimit.

Pra, këtë të shtunë, qyteti i Pejës, qyteti i të madhit patriot të  Haxhi Zekës ka përjetësuar këtë ditë Agnes Gonxhe Bojaxhiun, me rastin e 101-vjetorit të lindjes së saj, në sheshin me emrin e heroit të kombit, Shlëlzen Haradinaj, dhuratë e biznesmenit shqipatro-amerikan nga Sverka e Thatë e Pejës, Mhill Gjon Gjuraj.

Kryetari i komunës së Pejës, dr. Ali Berisha në fjalën e tij u shpreh  se sot qytetit të Pejës po i  ngritet dinjiteti, krenaria, po kthehet në bronz Nënë Terëza.  “Kjo nënë e popullit shqiptar, u quajt  nënë e jetimëve, nënë e të të varfërve  dhe e tillë ishte. Nënë terezë, pophoi kryetari berisha gjithmonë ruajti gjenin shqiptar. Shqiptarët ishin të nderuar me çmimin  që iu dhurua Nënë Terezës.  Nga sot qyteti ynë do ta nderojë figurën e Nënë Terezës. Qyteti ynë, qyteti i Haxhi Zekës do të di të nderojë  figurat e  mëdha të kombit, siç ishte Nënë Terëza u shpreh dr. Berisha.

Imzot Dodë Gjergji ipshkëv i Ipeshkevisë së Kosovës, ka thënë për këtë shesh se këti nga kjo ditë, bashkë me heroin, përjetësohet edhe një shenjtore, sepse një komb që ka kaluar nëpër luftëra, ka nxjerrë heronj në mbrotje të vet, por edhe një komb që ka kaluar nëpër dashuri gjatë kësaj vuajtjeje, ka nxjerrë shenjtorë të vet. “Kur i kujtojmë heronjtë, i kujtojmë veprat e tyre dhe i falënderojmë ata që e gëzojmë lirinë sot, por për të jetuar në liri, atë na mëson vetëm nëna e dashurisë, Nënë Tereza”, është shprehur kreu i Ipeshkëvisë së Kosovës, imzot, Dodë Gjergji dhe ka uruar që kjo Nënë Terezë e bronztë të zbresë në zemrat e të gjithë atyre që e takojnë këtu, që të kemi më shumë dashuri.
Nënë Tereza ishte për së gjalli më 22 tetor 1982

Ali Berisha, kryetar i Komunë së Pejës, i cili bashkë me imzot Gjergjin dhe donatorinn Gjuraj ia kanë bërë për hair qyetit shtatoren e Nënë Terezës, duke i hequr plerinën, ka thënë se është rast unikat në histrinë e botës që një person të quhet nënë e të varfërve, të quhet nënë e jetimëve dhe, mbi të gjitha, të quhet nënë e njërzimit, ashtu si është Nënë Tereza e kombit shqiptar. Ai, duk u ndjerë mirë që qytetit që drejton ai, po i kthehet në bronz figura emblematike e kombit tonë Gonxhe Bojaxhiu, si u shpreh ai, ka thënë për  mysafiren e përjtetshme të Pejës se ajo u lind në Shkup dhe punoi anekënd botës, por me vete ajo gjithnjë mbajti gjenin shqiptar dhe gjithë shqiptarët, kudo që ishin, nderoheshin me të. “Ne banorët e këtij qyteti falënderojmë shumë iniciatorin dhe ata që investuan për ngritjen e shtatores në sheshin tonë, ku me nder do të nderojmë figurën e Nënës Terezës. “Në këtë qytet perëndimor të Kosovës, cili nuk është perëndimor vetëm nga pozita gjeografike, Nënë Tereza ishte për së gjalli më 22 tetot 1982. Këtu kjo ka misionaret e veta, të cilat vazhdojnë misionin e saj të humnanizmit e të mirësisë, bashkë me 4500 misionaret e tjera në 135 shtete të globit”, ka kujtuar moderatori i manifestimit, poeti, shkrimtari dhe publicisti Mëhill Velaj.

Nënë Tereza i ka thënë vetë mrekullitë e veta
Moderatori tha më tutje se askush nuk e ka thënë më mirë jetën dhe veprën për Nënë Terezën, sesa ajo vetë dhe e ka cituar: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, ka deklaruar ajo për vete në shqipe, kur një klerik e pyeti se kush ishte ajo,  kur mori çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979.

Për murgeshën e vogël, po me zemër të madhe, simbolin i dashurisë për të varfrit dhe të sëmurët e gjithë globit, aty nën hijen e blirëve në Pejë, Velaj ka përkujtuar se 5 vjet pas vdekjes fizike, Ati i Shenjtë Gjon Pali i Dytë, pas shqyrtimit të mbi pesë mijë faqe dëshmish mbi jetën, veprën dhe mrekullitë e saj, më 13 tetor 2002, e ka beafikuar në Shenjtëreshë të parë shqiptare. Por, ka theksuar se bekimi më i madh për të ka ardhur nga vetë popujt e botës, përgjithësisht nga njerëzimi, i cili e pranon për nënë të tij, sepse ajo është shembullin më i veçantë në botë se çfarë duhet të bëjë njeriu i racës njerëzore për racën e vet kudo që të jetë dhe kushto që të jetë. “Edhe ne sot këtu, duke përjetësuar këtë shembull, po bëjmë pak për nënën e njerëzimit, për vetë njerëzimin”, u shpreh poeti Velaj.


Tereza ndihmoi shqiptarët në tokë dhe në qiell
Akademik Mark Krasniqi ka thënë për Nënë Terezën se ajo ndihmoi shqiptarët në tokë dhe në qiell, në tokë për së gjalli duke u lutur, kurse tani në qiell me mirësinë dhe dashurinë që kishte për tërë njerëzimin. “Po të kishin sunduesit tanë në gadishull një Skënderbe dhe një Nënë Terezë, si kemi ne shqiptarët, do të ishin të bindur se u takon edhe gjysma e Evropës”, ka vlerësuar ai këto dy figura të kombit shqiptar.

Në emër të Qeverisë se Kosovës për veprën dhe shëmbëlltyrën e Nobelistes shqiptare të Paqes, ka folur zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zoti Hajdin Abazi. Ai tha se Nëna Tereza dhe Skënderbeu janë shëmbëlltyrat më emblematike të historisë sonë kombëtare. “Dashurinë që kishte Nënë Tereza, duhet ta kultivojmë, ne mënyrë që të jemi sa më unikë për ndërtimin e shtetit tonë”, ka porositur ai dhe ka kërkuar t’i lënë anash inatet dhe interesat e ngushta, sepse, si ishte i bindur ai. vetëm kështu mund ta ruajmë çdo cep të shtetit tonë. “Aktiviteti ynë për të sjellë Nënë Terezën edhe në qytetin e Haxhi Zekës është pjesë e dashurisë njerëzore. E dashuria njerëzore ishte pjesë e shpirtit dhe e zemërs së Shnjetëreshës sonë”, ka thënë kryetar i Këshillit organizativ për të përjetësur Nënë Terezën edhe në qytetin e Pejës, Marjan Cubi dhe ka vazhduar: Kjo pjesë e kombit tonë, kontributin e tyre e kanë shtrirë edhe në shumë segmente të tjera të jetës. Kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë  për Luftën e Kosovës, për çështjen e përgjithshme kombëtare, po ashtu edhe  në ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza në  Prishtinë, që është aktiviteti më i frytshëm dhe më i suksesshëm në kohët e fundit të aktivitetit të këtij komuniteti në Nju Jork me rrethe. Këta bashkatdhetarë kanë ngritur shumë shtatore në trojet shqiptare dhe në SHBA: në Prishtinë, Tuz, Mitrovicë, Strugë, Klinë, Ulqin, Nju Jork dhe Detroid. I pari që filloi ngritjen e  Shtatoreve të Përjetësisë, ishin: Vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojçaj, Elmi Berisha, Gjon Lleshaj, Pashko Gjokaj dhe sot shohim këtë shtatore të bukur, e cila është e dhuruar nga zoti Mhill Gjon Gjuraj, i cili është një përkrahës i madh i çështjes kombëtare dhe fetare, i cili ka kontribuar shumë në Senatin dhe Kongresin Amerikan dhe për kandidatët e SHBA-ve. Gjuraj, po ashtu është edhe një afarist shumë i suksesshëm Nju Jork. Veprimtari Mhill Gjuraj sot e dha këtë kontribut të madh për këtë Shtatore shumë të çmueshme për qytetin e Pejës, për popullin tonë shqiptar, për dëshminë tonë historikë, autoktoninë tonë shumë të lashtë, për Dardaninë shqiptare dhe kulturën e vjetër evropiane, aty ku ne kemi truallin dhe shpirtin. Kurse deputeti shqiptar nga Ulqini ka thënë se erdha këtu të gëzoj me ju jo si një bashkëkombës, por si pjesë e atdheut, që të ndihemi të gjithë të bashkuar kudo që jemi dhe kudo që të festojmë”, u shpreh veprimtari Cubi. Në fund kryetari i komunës së Pejës, dr. Ali Berisha, ipeshkvi i Ipeshgkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe donatori Mhill Gjuraj, përuruan shtatoren e Nënë terëzës, veprës e skulptorit akademik, mr. Gani Bajraktari.

www.gazetadielli.com