Mbytet 29 vjeçari nga Kosova

June 20, 2011   | Shtypi / Mediji

Nga Hatixhe Nelaj

Të dielën rreth ores 13-të mbytet në Plazhin e Vogël në Ranë Arton Kulaku (29) nga Kosova në Ulqin.Valët e mëdha dhe rryma e fortë kanë qenë fatale për të riun 29 vjeçar i cili në Ulqin erdhi për të fituar kafshatën e gojës,duke punuar punë fizike.

Edhe pse ishin të vendosur flamujt e kuq që tregojnë rrezikshmërinë,dhe në 50 metër i vendosur kufiri me vozga,që pak e shumë ka një siguri për plazhistët,i riu siç duket nuk është përmbajtur këtyre rregullave dhe ka humbur jetën në plazhin e Ulqinit,shprehet Anton Dociq.

“ Valët kanë qenë të larta deri në tri metra ,kështu që ka qenë e pamundur të vezhgohet terreni.Në një moment kam vërejtur një njeri diku 50 metra larg vozgës,menjëherë kam notuar drejtë tij,është zhdukur menjëherë në ujin e turbullt,kështu që kërkimi ka zgjatur rreth 20 minuta.Nuk ka zgjatur shumë deti trupin e pajetë e ka hedhur gjithësejt 10 metër në thellësi .Për fat të keq nuk I ka ndihmuar as ndihma e jonë,as e ekipit mjekësor që shumë shpejt janë gjetur në vendngjarje”shrehet Daciq.

Nuk ka qenë ky intervenimi i vetëm që kanë bërë shpëtimtarët në Plazhin e Vogël,ata të dielën kanë shpëtuar disa njerëz,por për fat të keq tek Artoni kanë mbërrijtur shumë vonë.Siç mësohet Artoni nuk ka qenë notues i mire.

Për dy muaj tri viktima Kulaku është viktima e tretë brenda dy muajve që mbytet në detin e Ulqinit.Në fund të majit në Plazhin e Madh është mbytur një djalosh nga Novi Pazari që ishte në ekskursion, ndërsa njëzet ditë më vonë gati në të njëjtin vend mbytet punëtori I termoelektranës nga Plevla.

2